Iu gjetën armë dhe municion luftarak në banesë, arrestohet 21-vjeçari

Shqipëria

Iu gjetën armë dhe municion luftarak në banesë, arrestohet 21-vjeçari

Më: 17 korrik 2024 Në ora: 11:17
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Një 21-vjeçar është arrestuar nga policia e Dimalit pasi gjatë kontrolleve në baneë iu gjetën armë dhe municion luftarak.

Policia bën me dije se në pranga përfundoi shtetasi me inicialet M. G., për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta” dhe “Mbajtja pa të drejtë e uniformës”.

Gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin dhe në banesën e këtij shtetasi, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale: 2 armë zjarri pistoleta, krehra dhe municion luftarak për to, veshje si të Policisë, maska, dorashka dhe 1 përforcues grushti.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat