Drejtuesja e Shërbimit Informativ: Shërbimet ruse e serbe kanë qëndrim armiqësor ndaj Shqipërisë

Shqipëria

Drejtuesja e Shërbimit Informativ: Shërbimet ruse e serbe kanë qëndrim armiqësor ndaj Shqipërisë

Më: 17 korrik 2024 Në ora: 14:07
Drejtoresha e Shërbimit Informativ të Shqipërisë, Vlora Hyseni

Drejtoresha e Shërbimit Informativ të Shqipërisë, Vlora Hyseni, ka folur për aktivitetet e shërbimeve të Rusisë dhe Serbisë, duke i konsideruar si një qëndrim armiqësor ndaj shtetit shqiptar.

Ajo kështu ka thënë derisa është duke raportuar sot në Komisionin e Sigurisë me dyer të mbyllura.

Mediat në Shqipëri kanë deklaruar se ajo ka pohuar se është rritur bashkëpunimi me Prokurorinë e Posaçme dhe Byronë Kombëtare të Hetimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat