“Koçiu duhet të jepte dorëheqjen”/ Debat i ashpër në Komisionin e Shëndetësisë, Vokshi: S’duhet të vinte këtu

Shqipëria

“Koçiu duhet të jepte dorëheqjen”/ Debat i ashpër në Komisionin e Shëndetësisë, Vokshi: S’duhet të vinte këtu

Më: 17 korrik 2024 Në ora: 14:11
Foto nga vendi i ngjarjes

Deputetja Albana Vokshi ka folur me tone të larta në Komisionin për Punën, Çështjet Sociale dhe Shëndetësinë, lidhur me medikamentet e skaduara.

Ajo u shpreh se është ndërhyrë në sistem për të ndërruar datat e skadencës së ilaçeve dhe ministrja e Shëndetësisë, Alaban Koçiu duhet të jepte dorëheqjen.

Pjesë nga debati:

Vokshi: Në informacion që kam keni donacion 180 tableta. Sot nuk ka kontratë ka mbaruar. Kjo është skandaloze nuk keni kontratë dhe nga brenda QSUT më thonë që as nuk kanë ndërmend të vijnë

Zonja ministre mos ndërhyni. Nëse ndërhyni në sistem për të ndërruar datat e skadencës kjo është skandal, kushdo që e urdhëroi që unë kam informacion që e ka bërë ish drejtoresha Albana Fico, duhet të mbajë përgjegjësi.

Deputeti Florenc Spaho kërkon fjalën

Kryetarja e komisionit: Të nxjerr jashtë

Vokshi: E morën urdhrin këta për të bërë zhurmë. Ministrja duhet të jepte dorëheqjen jo të ishte këtu.

Spaho: Ça muhabeti po bën? Ku i ke prerë flokët? Ku i ke lyer? Ça i keni këto muhabete?

Vokshi: Po çfarë po flisni? A s’keni turp?!

Spaho: Turp nuk keni ju që flisni kështu. Si i drejtoheni një zonje ashtu?

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat