Theu masën e sigurisë, arrestohet 28-vjeçari në Vlorë

Shqipëria

Theu masën e sigurisë, arrestohet 28-vjeçari në Vlorë

Më: 17 korrik 2024 Në ora: 14:51
Foto ilustrim

Një 28-vjeçar ka përfunduar në prangat e policisë së Vlorës, për shkak se theu masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”.

Policia njofton se i riu është konstatuar jashtë banesës duke thyer kështu masën e sigurisë të marrë ndaj tij.

Njoftimi: 

Komisariati i Policisë Vlorë arrestoi shtetasin A. S., 28 vjeç, banues në Vlorë, pasi është konstatuar jashtë banesës, duke thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” të vendosur nga Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë.

Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat