Deputetja e PD Zheni Gjergji, me anë të një deklarate për mediat, tha se në fushën e Elbasanit ka pasur zjarr të qëllimshëm.
Gjergji theksoi se zjarri është vënë, me qëllim për të ulur malin e mbeturinave dhe për të fshehur krimin.
“Fusha e mbetjeve e inceneratorit të qytetit është në flakë duke rrezikuar seriozisht shëndetin e qytetarëve.
Ndërkohë që kërkohen shkaqet e zjarrit ato janë aty para syve: mbeturinat që nuk i djeg inceneratori, për të cilin taksapagueseve u janë grabitur miliona euro, i djeg zjarri i vënë me qëllim për të ulur malin e mbeturinave”, tha Gjergji.