“Mbi 4000 të kthyer nga Britania”/ Balla: Kthimi i shqiptarëve ilegalë, pas marrëveshjes mes dy vendeve

Shqipëria

“Mbi 4000 të kthyer nga Britania”/ Balla: Kthimi i shqiptarëve ilegalë, pas marrëveshjes mes dy vendeve

Më: 17 korrik 2024 Në ora: 19:18
Taulant Balla

Mbi 4 mijë persona që ishin futur ilegalisht në Britaninë e Madhe janë riatdhesuar në Shqipëri.

Të dhënat u bënë me dije nga ministri I Brendshëm Taulant Balla gjatë takimit tripalësh të Task Forcës së përbashkët Shqipëri-Britani-Kosovë këtë të mërkurë ne kryeqytet.

Sipas ministrit, kjo task forcë ka bërë të mundur forcimin e bashkëpunimit mes 3 shteteve duke dhënë rezultate kundër krimit të organizuar.

“Kemi mundësuar dhe arritur kthimin e mbi 4000 personave, të cilët kanë hyrë ilegalisht në Mbretërinë e Bashkuar dhe po ashtu të theksoj se Task Forca e përbashkët për migracionin ka operacionalizuar bashkëpunimin tonë për migracionin dhe ka forcuar qëndrueshmërinë e kufirit, duke trajtuar rrugët e përdorura nga grupet e krimit të organizuar, duke kontrabanduar para, drogë, në mënyrë të jashtëligjshme”

Gjatë takimit të mbajtur, Balla propozoi krijimin e një bashkëpunimi më të zgjeruar edhe me vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat