Një zjarr ka rënë në stacionin elektrik në lagjen 18 në Korçë.
Dyshohet se shkak i zjarrit është bërë një defekt në një transformator.
Për pasojë është ndërprerë edhe energjia elektrike në zonë. Zjarrfikësja ka bërë të mundur shuarjen e zjarrit.
Ndërsa në zonë ka mbërritur policia dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.