Motrat Nikolli akuzojnë Nuredin Dumanin/ Zbardhen detaje nga vendosja e tritolit në derën e banesës!

Shqipëria

Motrat Nikolli akuzojnë Nuredin Dumanin/ Zbardhen detaje nga vendosja e tritolit në derën e banesës!

Më: 18 korrik 2024 Në ora: 10:48
Foto ilustrim

Të tjera detaje janë zbardhu7r nga hetimet lidhur me ngjarjen e 5 ditëve më parë në Elbasan, ku u vendos tritol në derën e banesës së motrave Alda dhe Xhovana Nikolli.

Mësohet se policia ka sekuestruar të gjitha kamerat e sigurisë në zonën ku banonin prej dy muajsh me qira motrat Nikolli.

Nga këqyrja e kamerave të sigurisë, burime nga Policia e Elbasanit bëjnë me dije se kamerat kanë kapur një person duke lëvizur në zonë në orën kur ka ndodhur shpërthimin me tritol. Policia ka identifikuar personin e dyshuar, i cili rezulton me precedent të mëparshëm penal.

Për atentatin motrat Nikolli kanë akuzuar të penduarin e drejtësisë, Nuredin Dumanin. Policia vijon hetimet për zbardhjen e ngjarjes.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat