Korreshi në Kuvend: Emergjencë caktimi i minimumit jetik, kemi njerëz që mbyllin muajin me 3600 lekë

Shqipëria

Korreshi në Kuvend: Emergjencë caktimi i minimumit jetik, kemi njerëz që mbyllin muajin me 3600 lekë

Më: 18 korrik 2024 Në ora: 17:44
Deputeti demokrat Saimir Korreshi

Deputeti demokrat Saimir Korreshi, gjatë fjalës së mbajtur në Kuvend, tha se sot në Shqipëri kemi njerëz që po jetojnë me 36 mijë lekë të vjetra në muaj.

Ai tha se me këtë pagesë nuk blihet dot asnjë bukë në ditë.

“Mendojeni pak, a jetoni dot me 36 mijë lekë të vjetra në muaj? Të paktën këtyre njerëzve t’i garantojmë edhe djathin, se është e turpshme.

Emergjencë është caktimi i minimumit jetik, është e pakonceptueshme se si shtresat vulnerabël në shoqëri e mbyllin muajin me pagesat që marrin”, tha Korreshi.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat