Është mbledhur këtë të premte Komisioni Antikorrupsion në Kuvendin e Shqipërisë, që drejtohet nga socialisti Fatmir Xhafaj. Xhafaj në fjalën e tij tha se do të ketë 3 nëngrupe për të garantuar reformat e duhura. Anëtarja e Komisionit Milva Ikonomi tha se është punuar fort për shtyllën e mirëqeverisjes.
Ndërsa, anëtarja Evis Kushi deklaroi se dixhitalizimi i shërbimeve është një prioritet absolut i qeverisë, me qëllim që shërbimet të merren më lehtë dhe të shmanget korrupsioni. Kushi tha po ashtu se do të shfrytëzohet maksimalisht potenciali i Inteligjencës Artificiale.
Fatmir Xhafaj: Ekspertët duhet të nisin punën për një draft, duke pasur debat e konsultim publik. Do ketë 3 nëngrupe për reformat, sundimin e ligjit dhe antikorrupsionin.
Milva Ekonomi: Kemi punuar fort për shtyllën e mirëqeverisjes. Mirëqeverisja duhet të ndërtohet mbi reformën e administratën publike, llogaridhënia ndaj qytetarëve, ofrimi i shërbimeve online, si dhe transparenca e financave. Kemi nevojë të marrim opinione nga shoqëria civile, por edhe grupet e teknikëve. Duhet të kemi persona, që janë të përgatitur për të shërbyer në administratë. Administrata duhet të jetë e aftë që të mbikëqyrë tregun. Për shumë gjëra që kanë të bëjnë me pushtetin vendor, ne kemi nisur që të veprojmë. Rekomandimet duhet të plotësohen.