Ambasadorja zvicerane kërkon votën e diasporës nga Pogradeci, ja çfarë thotë

Shqipëria

Ambasadorja zvicerane kërkon votën e diasporës nga Pogradeci, ja çfarë thotë

Më: 19 korrik 2024 Në ora: 12:41
Ruth Huber

Ambasadorja zvicerane Ruth Huber, ka folur gajtë një interviste të dhënë nga Pogradeci, në lidhje me kodin zgjedhor dhe votën e diasporës.

Huber theksoi në fjalën e saj se ambasada zviceriane po punon me Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve për rritjen e transparencës së votës. Ajo shtoi se pjesë e diskutimeve është dhe vota e diasporës, por vendimi për këtë i takon institucioneve shqiptare që ta marrin.

“Unë nuk mund të komentoj në thellësi për partitë politike shqiptare dhe aktivitetin e tyre por ajo çka mund të them se është ambasada Zvicerane po punon me komisionin zgjedhor, po forcojmë kapacitetet e tyre, në rritjen e transparencës së votës. Është pjesë e diskutimeve vota e emigrantëve, vota e diasporës, që ata të kenë mundësi të votojnë, vendimi përfundimtar i takon institucioneve shqiptare.

Është proces i vështirë, nuk e marrim ne vendimin, ne mbështesim institucionet që janë gati të implementojnë metodën e votës së diasporës”, tha ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat