Eksperti i sigurisë, Besmir Semanaj ka reaguar në emisionin “Rivew” lidhur me lehtësinë që hakerat kanë për të ndërhyrë në institucionet shqiptare.
Në analizën e tij ai i është referuar raporteve të Kontrollit të Lartë të Shtetit lidhur me mungesën e programeve me antiviruse në instaca shtetërore, të cilat ruajnë edhe të dhënat sensitive të qytetarëve.
“Këtu u desh që të merrnin merita që ne nuk u prekëm nga ky defekt. Thjesht ishte fati që Shqipëria nuk ka këtë sistem, kompanitë shqiptare nuk kishin para për t’a blerë këtë sistem.Po i rererohem raporteve të KLSHpër institucione që kanë mungesën e sistemeve të antiviruseve në serverat e institucioneve shqiptare, nuk kanë firewall-e. Kështu jemi lehtësisht të hakerueshëm.”-tha eksperti.
Për referimin e rastit me raportet e KLSH dhe mungesën e programeve mbrojtëse nga haker-at në institucionet shqiptare, eksperti solli në rikujtesë hakerimin e të dhënave në Policinë e Shtetit, Parlamentin, INSTAT dhe TIMS, për të cilat flitet shumë pak.