I akuzuar për mashtrimin me mikrokreditë, vetëvritet një prej të akuzuarve, reagon policia

Shqipëria

I akuzuar për mashtrimin me mikrokreditë, vetëvritet një prej të akuzuarve, reagon policia

Më: 20 korrik 2024 Në ora: 11:11
Ilustrim

Olsi Ibro, një nga të akuzuarit për mashtrimet me mikrokreditë, i ka dhënë fund jetës.

Olsi Ibro raportohet se është hedhur ditën e sotme nga një pallat në ndërtim në rrugën “Ramazan Shijaku”.

45-vjeçari raportohet se ka ndërruar jetë në vendngjarje si pasojë e dëmtimeve të marra.

“Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 20.07.2024, në rrugën “Ramazan Shijaku”, dyshohet se është vetëhedhur nga lartësia e një pallati në ndërtim e sipër, shtetasi O. I., 45 vjeç, i cili si pasojë e dëmtimeve të marra, ka ndërruar jetë në vendngjarje.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat