Eksperti i njohur i ekonomisë, Kujtim Hoxha ka dhënë informacionet e fundit lidhur me pensionet. Në një intervistë për gazetën “SOT”, ai thotë se qeveria do të rrisë pensionet më shumë se vitet e tjera dhe ky ndryshim do të bëhet më 1 tetor. Sipas tij, ka zëra brenda qeverisë se do të ketë një rritje dhe më të lartë se vitet e tjera, për shkak të faktorit të fushatës elektorale, ku përpiqet të bëj ndryshime dhe në ligj, jo vetëm në sektorin e pensioneve, por edhe në sektor të tjerë, e për t’ju dhënë mesazh qytetarëve se po punon në favor të tyre. Nga ana tjetër, Z.Hoxha ka folur edhe për shqyrtimin e dosjeve pa vendim pasi në dhjetor skadon afati ligjor për trajtimin e tyre. Ai tha se me takimin e fundit që Rama realizoi me qytetarët e Vlorës, tregoi hapur dështimin si qeveri gjatë takimit me kryebashkiakët ku legalizimi mbetet dështimi më i madh. Eksperti komentoi dhe skandalin e mikrokredive.
– Zoti Hoxha, teksa po afrohemi në zgjedhjet e 2025-ës, në dijeninë tuaj a është parashikuar ndonjë rritje më e lartë bonusi apo indeksimi të pensioneve, duke përdorur kështu qeveria moshën e tretë për rritje te pensioneve në këmbim të votës?
Kjo është lojë që vazhdimisht e bëjnë. Jo vetëm te ne, këtë skemë përdorin qeveri në shumë vende si një taktikë e cila është kthyer në modë ku sa herë të ketë zgjedhje, përdor indeksimin si mekanizëm për të treguar se mbështet shtresat në nevojë. Ajo që është shpallur nga qeveria është buxheti i vitit 2024, e cila parashikon rritje vetëm 480 lekë më shumë, mesatarisht të çdo muaji për gjithë vitin. I bie që çdo pensionist me buxhet të miratuar për vitin 2024, gjatë gjithë vitit duhet të ketë 5370 lekë të rinj, kjo duhet të përkojë me këtë rritje mesatarisht për të gjithë vitin. Fakti që nuk e ka marrë dhe tani jemi në fund korrikun e vitit 2024, do të thotë që përdoret si alternativë nga qeveria në rritjen e pas 1 Tetorit 2024, ashtu sikurse është parashikuar në vitin 7703, që është i detyruar të bëj indeksimin e inflacionit.
Pra, do të ketë rritje se s’bën se kështu parashikohet me ligj por ajo që është e parashikuar, do të jetë për çdo pensionist 5370 lekë të rinj, si bonus në fund vit, pasi kaq është buxheti që ka parashikuar qeveria. Duke u futur në fushatë elektorale, qeveria së bashku me arsenalin e saj, ka zëra brenda qeverisë se do të ketë një rritje dhe më të lartë se vitet e tjera, edhe për shkak të faktorit të fushatës elektorale, ku përpiqet të bëj ndryshime dhe në ligj, jo vetëm në sektorin e pensioneve, por edhe në sektor të tjerë, e për t’ju dhënë mesazh qytetarëve se po punon në favor të tyre.
-Vetëm pak muaj kane mbetur për shqyrtimin e dosjeve (mbi 7 mije) pa vendim pasi ne dhjetor skadon afati ligjor për trajtimin e tyre. Çfarë ka vonuar deri tani procesin edhe betejat ligjore qe nuk ka një vendimmarrje?
Me takimin e fundit që Rama realizoi me qytetarët e Vlorës, tregoi hapur dështimin si qeveri gjatë takimit me kryebashkiakët ku legalizimi mbetet dështimi më i madh. Teksa thuhet se legalizimet e banesave e pasurive të patundshme thuhet se 2026 është viti që do të mbarojë ky proces, është vetëm një mashtrim pasi qeveria i shpërndan përgjegjësitë qyteteve të tjera e duke mos realizuar asgjë pasi i heq vetë nga përgjegjësia e saj. I sorollatin qytetarët dhe ndër vite nuk kanë realizuar asgjë vetëm pasi i kanë mbajtur duke i mashtruar nga viti në vit dhe asgjë nuk iu kanë realizuar e duke mos iu dhënë as një certifikatë apo hipotekën e banesës së tyre.
-Si i keni pare skandalet me mikrokreditë, pas zhvatjes se qytetareve, a është i mjaftueshëm sekuestrimi i aseteve te këtyre shoqërive pas demit ekonomik te qytetaret dhe ne cilën forme mund t’ju kthehen paratë sërish denoncuesve?
Këto që merren me kreditë e pashlyera kanë patur si monitorues edhe Bankën e Shqipërisë, pasi nën hundën e saj janë bërë gjëra të paimagjinueshme, ku jo një pjesë jo e vogël e qytetarëve marrin kredi në shoqëritë financiare të mikro-kredive pas disa vitesh kur qytetarët nuk i shlyejnë dot, më pas shoqëritë i marrin dhe i shesin në vlerën e 3%-7% të principalit. Dhe u shërbejnë si mekanizma për të vjedhur qytetarin në 5-fish. Kjo është një vjedhje e hapur që iu bëhet hapur qytetarëve. Por arsyeja pse heshtet është se një interes nga ana e Bankës së Shqipërisë, do të thotë shumë gjëra. Vetëm të shohësh kush janë të punësuarit sot në Bankën e Shqipërisë, janë njerëzit e përkëdhelur të cilët janë nën sqetullën e oligarkëve e mos me thënë vetë familjet e tyre. Ata mbrojnë interesat e tyre dhe i lejnë familjarët e tyre që ta zhvillojnë këtë aktivitet.