I dënuar me 8 vite burg për drogë në Itali, arrestohet në Vlorë 58-vjeçari

Shqipëria

I dënuar me 8 vite burg për drogë në Itali, arrestohet në Vlorë 58-vjeçari

Më: 20 korrik 2024 Në ora: 12:05
Foto ilustrim

Një shtetas shqiptar i dënuar nga drejtësia italiane për trafik droge është arrestuar në Vlorë.

Në kuadër të operacionin policor të koduar “Pursuit” u kap në lagjen “10 Korriku” dhe u arrestua provizorisht, për t’u ekstraduar në Itali, shtetasi i shpallur në kërkim ndërkombëtar Nikola Mersini, 58 vjeç, lindur në Lushnjë dhe banues në Vlorë.

Autoritetet gjyqësore italiane e kanë dënuar këtë shtetas, me 8 vjet burgim (nga të cilat i kanë mbetur për të kryer 7 vjet e 6 muaj), për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”.

Interpol Tirana dhe Interpol Roma po bashkëpunojnë për të kryer ekstradimin e këtij shtetasi.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat