Fluks në doganën e Qafë Thanës/ Mbi 17 mijë qytetarë hyjnë nga Maqedonia e Veriut, me pushime drejt Shqipërisë

Shqipëria

Fluks në doganën e Qafë Thanës/ Mbi 17 mijë qytetarë hyjnë nga Maqedonia e Veriut, me pushime drejt Shqipërisë

Më: 20 korrik 2024 Në ora: 12:27
Gazetari Roland Beqiraj

Mbi 17 mijë persona kanë hyrë nga Maqedonia e Veriut në Shqipëri. Gazetari Roland Beqiraj ka thënë për “Edicionin e Mesditës” se bëhet fjalë për turistët që vijnë nga Bullgaria, Lituania, Franca dhe Turqia, të cilët kanë zgjedhur të pushojnë në vendin tonë.

Ndërkohë, në doganë po punohet me kapacitet të plotë qoftë nga ana e pikës kufitare të Shqipërisë dhe nga ana e pikës së Maqedonisë së Veriut.

Sakaq, sipas gazetarit, në ditët e ardhshme mendohet të ketë një fluks të vizitorëve, pasi personat që vijnë nga këto vende i marrin lejet më 1 gusht dhe pritet të arrijë piku.

Sipas komunikatave zyrtare, numri i shifrave është shumë i lartë. Madje, vetëm gjatë këttyre 4 ditëve të fundit janë futur drejt vendit tonë 35-40 mijë persona.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat