Gazetari Artan Hoxha, ka zbuluar detaje të reja në lidhje me hetimet e rihapura nga Prokuroria e Posaçme, për çështjen e “21 Janarit”.
I ftuar në News24, Hoxha foli mbi një material nga protesta e 21 Janarit, ku tregoi se atë e ka parë vetëm familja e Aleks Nikës, i cili u vra në tubimin e para 13 viteve. Po ashtu, ai nënvizoi se materiali do t’i vendoset në dispozicion vetëm SPAK nëse do të kërkohet.
“Kemi rënë dakord edhe me familjen që materialin e dorëzojmë vetëm në SPAK. Në momentin që do më thërrasë SPAK do e vë në dispozicion”, tha ai.
Sipas tij, disa njerëz të tjerë kishin shkuar më parë në familjen e Nikës dhe i kishin thënë se një tjetër person u kishte vrarë djalin.
Gazetarit tha se personi në fjalë kishte qenë një i besuar i ish-kryeministrit Sali Berisha, por nuk ishte përgjegjësi për vrasjen e Aleks Nikës.
Mw tej ai theksoi se “21 Janari nuk mund të hetohet për atë që ka ndodhur, por duhet një hetim shterues”.