Një zjarr ka përfshirë katin e dytë të një pallati mbrëmjen e sotme në lagjen “11 Janari” në Fier.
Zjarrfikësit në kushte të vëshitira kanë bërë të mundur neutralizimin e flakëve duke shmangur edhe rrezikun për përhapjen e zjarrit në hyrjet e tjera.
Fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar.
Sakaq, zjarri ka shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale.