Analiza e politikës së javës, Lita: Votimi elektronik ka nxjerrë rezultate më të sigurta

Shqipëria

Analiza e politikës së javës, Lita: Votimi elektronik ka nxjerrë rezultate më të sigurta

Më: 20 korrik 2024 Në ora: 21:54
Lavdrim Lita

Gazetari, Lavdrim Lita në një intervistë u shpreh se:

"Reformat zgjedhore dështoi me mirëkuptim sepse Partia Socialiste dhe Partia Demokratike nuk dëshirojnë një reformë zgjedhore në themel por duan arnime të nevojshme sipas dy vendimeve të gjykatës kushtetuese që ka hequr herësin dhe lejimin e votës së diasporës.

Për votën e diasporës duket se janë dakortësuar për votën me Postën Shqiptare dhe me regjistrim të rezidentëve në diasporë që janë 12 mijë, 17 mijë mund të shkojnë 27 mijë, por gjithsesi nuk është një votim elektronik dhe një numërim elektronik të diasporës në qendrat më të mëdhaja europiane.

Ne kemi parë që në Bashkinë e Elbasanit, të Kamzës apo njësinë nr.10 në Tiranë votimi dhe numërimi elektronik ka qenë i suksseshëm dhe e ka nxjerrë rezultatin e sigurtë sepse edhe nga verifikimet manuale të mëpasme të këtyre votimeve nuk kanë ezultuar shkelje në proces".

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat