Flakët po i drejtoheshin Gjirokastrës, shuhet pas 7 orësh zjarri në Sopot

Shqipëria

Flakët po i drejtoheshin Gjirokastrës, shuhet pas 7 orësh zjarri në Sopot

Më: 20 korrik 2024 Në ora: 22:21
Foto nga vendi i ngjarjes

Pas rreth 7 orësh përpjekjesh zjarrfikësit dhe forcat vullnetare ja kanë dalë të shuajnë zjarrin në malin e Sopotit që po i drejtohej Gjirokastrës.

Për shkak të distancës nga rrugët ndërhyrja kryesore është realizuar me mjete rrethanore.

Në zonën e antenave që gjenden mbi malin e Sopotit ka ndërhyrë një automjet zjarrfikës.

Territori po mbahet në mbikëqyrje për rrezikun e riaktivizimeve të mundshme ndërsa po hetohet për shkakun e zjarrit që nisi në zonën e bashkisë së Delvinës e që dyshohet se ka qenë i qëllimshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat