Masakra me disa viktima në Memaliaj, ja pista kryesore ku po heton policia - objektiv anëtarët e familjes Kalemi

Shqipëria

Masakra me disa viktima në Memaliaj, ja pista kryesore ku po heton policia - objektiv anëtarët e familjes Kalemi

Më: 21 korrik 2024 Në ora: 06:40 Përditësuar në ora: 10:42 më 21.07.2024
Foto ilustrim

Mbetën të vrarë nga atentati në Memaliaj, publikohen fotot e kamerierit dhe klientit

Media ka siguruar fotot e dy Gledian Mukës dhe Marsel Celës që mbetën të vrarë nga antenati i mbrëmjes së të shtunës në një lokal në Memaliaj.

Autorët, që dyshohet se kanë qenë të paktën 3 persona, kanë ardhur me makinë të zezë nga qyteti i Memaliajt në drejtim të lokalit. Një prej tyre ka zbritur nga mjeti dhe ka qëlluar me breshëri në drejtim të 74-vjeçarit Shyqri Kalemi, i cili ishte ulur në një tavolinë jashtë lokalit. Plumbat kapën dhe vëllanë e tij, si edhe kamarierin që ishte pranë tavolinës.

Ndërkohë, klienti që mbeti vdekur ka qenë brenda në lokal.

Pistë hetimi është hakmarrja, pasi 74-vjeçari është babai i Andrea Kalemit. Ky i fundit dyshohet të jetë i përfshirë në vrasjen e biznesmenit Edmond Papa në dhjetor të 2022. I moshuari nuk arriti ti shpëtojë plumbave të kallashnikovit siç ndodhi me dy djemtë e tij që kishin arritur t’i shpëtonin atentateve të mëparshme.

“Mund të jetë porositur nga Dubai”- Gazetari jep detaje për masakrën me tre viktima: Autorët dyshohet se janë vrasës me pagesë

Gazetari Igli Çelmeta thotë se ‘atentati me tre të vrarë në Memaliaj mund të jetë porositur nga Dubai’.

I ftuar në studion e News24, ai u shpreh se ‘dyshohet se atentati është kryer nga vrasës me pagesë, ndërsa pista kryesore ku po hetohet janë përplasjet mes fiseve Kalemi dhe Papa’.

Seria e krimeve nisi kur u ekzekutua me tritol të vendosur në automjet Aleksandër Sadikaj, i afërm me fisin Kalemi. Pas ngjarjes së rëndë, u vijua me një seri krimesh dhe atentatesh, mes të cilave mbeti i vrarë edhe Edmond Papa, që dyshohej si porositës i vrasjes së Sadikajt.

Gazetari Çelmeta tha se lidhur me atentatin e ndodhur në Memaliaj policia ka mbledhur pamjet nga kamerat e sigurisë, ndërsa në të shfaqet automjeti tip BMW me ngjyrë të zezë, që u gjet disa orë më pas duke u djegur në zonën e Mallakastrës.

Çelmeta tha se autorët kanë vepruar në mënyrë të shpejtë, ndërsa kanë dalë lirisht nga territori i Memaliajt, ndoshta edhe për faktin se në një qytet të vogël, ku nuk kanë ndodhur ngjarje të rënda, ka një numër të kufizuar punonjësish të policisë.

Viktima të atentatit të djeshëm kanë mbetur Shyqyri Kalemi, Marsel Çela dhe Bledar Muka, ndërsa i plagosur ka mbetur Artur Kalemi, vëllai i Shyqyriut, dhe xhaxhai i Tiku Kalemit.

Dy viktimat Marsel Çela dhe Bledar Muka janë përkatësisht kamarieri dhe klienti, në lokalin ku u qëllua me breshëri armësh.

Viktima Shyqyri Kalemi ishte ulur në një tavolinë me vëllain e tij, Artur Kalemi, kur është qëlluar me breshëri. Si pasojë e të shtënave kanë humbur jetën edhe dy personat e tjerë.

Detajet/ Atentati me tre viktima, shënjestra ishte ulur në tavolinë më të vëllain! Autori zbriti nga makina dhe qëlloi me breshëri

Të tjera detaje janë zbardhur në lidhje me atentatin me armë zjarri në Memaliaj, ku mbetën të vrarë tre persona, përkatësisht Shyqyri Kalemi 74 vjeç, Marsel Çela 47 vjeç dhe Gledio Muka 36 vjeç.  I plagosur ka mbetur Artur Kalemi 57 vjeç (vellai i Shyqyri Kalemit), i cili ndodhet në gjendje të rëndë.

Gazetari Igli Çelmeta raporton se dy viktimat Marsel Çela dhe Bledar Muka janë përkatësisht kamarieri dhe klienti, në lokalin ku u qëllua me breshëri armësh. Ndërsa shënjestra, Shyqyri Kalemi është babai i Andrea Kalemit, i njohur edhe si Tiku Kalemi, i përfshirë në vrasjen e biznesmenit Edmond Papa në dhjetor të 2022.

Pak orë pas ngjarjes, policia ka gjetur duke u djegur në zonën e Mallakastrës një automjet tip BMW.

Mësohet se viktima Shyqyri Kalemi ishte ulur në një tavolinë me vëllain e tij, Artur Kalemi, kur është qëlluar me breshëri. Si pasojë e të shtënave kanë humbur jetën edhe dy personat e tjerë.

Referuar burimeve policore, nisur edhe nga një rindërtim i ngjarjes, bën të ditur se pranë tavolinës ku ndodheshin vëllezërit Kalemi ishte Muka, ndërsa viktima tjetër ishte brenda lokalit, ku edhe e kanë kapur plumbat e qëlluar me breshëri.

Në atentat dyshohet se kanë marrë pjesë të paktën 3 persona, një nga autorët ka zbritur nga makina tip BMW ngjyrë e zezë dhe ka qëlluar me breshëri plumbash.

Njolla gjaku dhe xhama të thyer, çfarë ka mbetur nga atentati me armë zjarri ku u vranë tre persona në Memaliaj

Njolla gjaku dhe xhama të thyer, këto janë pamjet nga vendi ku ndodhi atentati i një nate më parë (20 korrik) në një lokal në Memaliaj.

Siç shihet edhe nga këto pamjet, viktimat ishin në pjesën e jashtme të lokalit, ndërsa janë qëlluar me breshëri armësh.

Policia ka nisur një operacion në të paktën 4 qarqe: Gjirokastër, Vlorë, Berat dhe Fier për të kapur autorët e dyshuar të krimit.

Ndërsa raportohet se janë marrë në pyetje disa persona që mund të ketnë dijeni mbi ngjarjen, apo konflikte të viktimave me persona të tjerë.

Atentati mafioz në Memaliaj, një prej viktimave babai i Andrea Kalemit/ Del sërish në skenë saga e vrasjeve Papa-Sadikaj

Shyqyri Kalemi dyshohet të ketë qenë objektiv i atentatit me armë zjarri ne Memaliaj, mbrëmjen e kësaj të shtune.

Ai është babai i Zamir dhe Andrea Kalemit, të dy me precedentë penalë dhe që i kanë shoëtua disa atentateve, brenda e jashtë vendit.

Andrea Kalemi dyshohet të jetë i përfshirë në vrasjen e biznesmenit Edmond Papa, ngjarje kjo e ndodhur në dhjetor të vitit 2022.

Sakaq vëllezërit Kalemi, janë të afërm të Aleksandër Sadikajt, i cili mbeti i vdekur në një atentat mafioz, ndërsa makina me të cilën lëvizte shpërtheu si pasojë e një sasie tritoli të vendosur në të. Ngjarje e ndodhur më 11 qershor 2022.

Disa muaj më vonë, në 16 dhjetor 2022 në Tiranë u ekzekutua biznesmeni nga Fieri me banim në Sarandë, Edmond Papa.

Vrasja e tij raportohet se u krye si hakmarrje për ekzekutimin e 27-vjeçarit Aleksandër Sadikaj.

Andrea Kalemi, vëllai i Zamir Kalemit ka rezultuar në dosjen hetimore të vrasjes së Edmond Papës si person i cili ishte interesuar për eleminimin e biznesmenit nga Saranda.

Vrasja në Memaliaj/ Identifikohen viktimat, policia: Autorët dogjën makinën në Mallakastër

Janë identifikuar tre viktimat e vrasjes së trefishtë në Memaliaj.

Media mëson se si pasojë e të shtënave me armë, kanë mbetur të vrarë: Shyqyri Kalemi, Marsel Cela si edhe Gledian Muka.

Plagë nga plumbat ka marrë edhe Artur Kalemi, i cili është dërguar me urgjencë në spital.

Burime zyrtare të policisë thanë se autorët janë larguar nga vendngjarja drejt Mallakatrës, ku dyshohet se kanë djegur makinën në afërsi të fshatit Bejaj.

Njoftimi i policisë:

Memaliaj/Informacion paraprak

Rreth orës 23:20, në lagjen nr. 3, Memaliaj, në lokalin e shtetasit K. K., në rrethana ende të paqarta janë vrarë me armë zjarri shtetasit Sh. K., 74 vjeç, M. C., 47 vjeç dhe G. M., 36 vjeç si dhe ka mbetur i plagosur shtetasi A. K., 57 vjeç, i cili është transportuar për në spital, për të marrë ndihmë mjekësore.

Shërbimet e Policisë, me marrjen e njoftimit, shkuan menjëherë në vendin e ngjarjes dhe kanë ngritur pika kontrolli në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, Berat, Vlorë.

Në drejtim të Memaliajt janë nisur Forcat Speciale Renea, Forcat Kombëtare të Sigurisë si dhe drejtues të lartë të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit.

Nderkohë është ngritur një grup i posaçëm hetimor në drejtimin e Prokurorisë dhe me ekspertë të Departamentit të Policisë Kriminale ku vijojnë punën në vendngjarje për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Nga veprimet e para hetimore dyshohet se autorët menjëherë pas ngjarjes janë larguar me shpejtësi në drejtim të Mallakastrës me një automjet të cilin dyshohet se e kanë djegur në fshatin Bejaj, Mallakastër.

Forcat Kombëtare të Sigurisë dhe Renea kanë shkuar në vendin ku po digjet automjeti, kanë rrethuar zonën dhe vijojnë kontrollin për kapjen e autorëve.

Ngjarje e rëndë në Memaliaj, raportohet për atentat me 3 të vrarë

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur mbrëmjen e vonë të kësaj të shtune në Memaliaj.

Sipas informacioneve paraprake bëhet me dije për një atentat ku janë vrarë 3 persona.

Mësohet se objektiv i atentatit kanë qenë pjesëtarët e familjes Kalemi të cilët ndodheshin në lokalin e një të afërmi të tyre pranë bashkisë së qytetit.

Dyshohet se atentatorët kanë hapur zjarr me breshëri kallashnikovi, duke lënë të vdekur Shyqo Kalemin dhe kanë plagosur rëndë vëllanë e tij Artur Kalemi.

Si pasojë e të shtënave kanë mbetur të vrarë dhe kamarieri i lokalit dhe një klient.

Shyqo Kalemi është babai i Adriatik Kalemit, të afërm të Aleksandër Sadikaj, i cili mbeti i vrarë në atentatin e ndodhur me tritol te rrethrrotullimi i Saukut në vitin 2022.

Dyshohet se pas ekzekutimit të Aleksandër Sadikaj, Adriatik Kalemi, mund të ketë pasur gisht në organizmin e vrasjes së biznesmenit nga Saranda, Edmond Papa në shenjë hakmarrje për të afërmin.

Pas vrasjes së biznesmenit, në një hark kohor prej disa muajsh, Adriatik Kalemit i janë bërë dy atentate për ta eliminuar fizikisht.

Në muajin gusht ai u qëllua me breshëri plumbash në ishullin e Paksos në Greqi, ku kishte shkuar me pushime për familjen, por mundi t’i shpëtonte mrekullisht vdekjes pasi u plagos rëndë.

Më pas sërish në muajin dhjetor ai u tentua të eliminohej në burgun që ndodhej në Greqi, ku u qëllua në arterien kryesore me mjet prerës nga një i burgosur egjiptian

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat