Ministri Hasani niset drejt Koresë së Jugut, do të diskutojë për bashkëpunimin ekonomik dhe shkëmbimit tregtar

Shqipëria

Ministri Hasani niset drejt Koresë së Jugut, do të diskutojë për bashkëpunimin ekonomik dhe shkëmbimit tregtar

Më: 21 korrik 2024 Në ora: 10:21
Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, është nisur drejt Republikës së Koresë, ku do të zhvillojë një vizitë zyrtare.

Ministri Hasani do të zhvillojë disa takime dypalëshe me personalitetet më të larta të vendit.

Kjo me qëllim thellimin e bashkëpunimit në fusha të ndryshme, dhe veçanërisht për të nxitur potencialet e pashfrytëzuara për sa i përket bashkëpunimit ekonomik dhe shkëmbimit tregtar Shqipëri-Kore e Jugut.

Ky vit shënon 33-vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat