Atentati në Memaliaj - Kush është Adriatik Kalemi, hasmëria pas vrasjes së Sadikaj

Shqipëria

Atentati në Memaliaj - Kush është Adriatik Kalemi, hasmëria pas vrasjes së Sadikaj

Më: 21 korrik 2024 Në ora: 11:37
Adriatik Kalemi

Adriatik Kalemi, dyshohet të ketë qenë personi për shkak të të cilit ndodhi atentati në Memaliaj, si pasojë e hasmërive të mëparshme.

I vrarë mbeti babai i tij Shyqyri Kalemi, 74 vjeç, një klient në lokal, Marsel Çela , 47 vjeç dhe kamarieri i cili po i shërbentë Kalemit, Gledian Muka 36 vjeç.

Gjithashtu është plagosur xhaxhai i Adriatik Kalemit, Artur Kalemi, i cili ndodhet në reaminacion në spitalin e Gjirokastrës.

Kush është Adriatik Kalemi?

Biznesmeni Kalemi në vitin 2001 ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet belge, pasi akuzohej bashkë me vëllain e tij për vrasjen e Mevlan e Adriatik Çaçës.

Ai ka qenë i dyshuar gjithashtu për vrasjen e biznesmenit Edmond Papa në Tiranë. Atentat ky i ndodhur në dhjetor të vitit 2022, i cili dyshohet se u vra per hakmarrje për vrasjen e Aleksandër Sadikajt, nipit të Kalemit. Sadikaj u vra në qershor të 2022 me shpërthim eksplozivi në autostradën Tiranë – Elbasan.

Vetë Adriatik Kalemi raportohet se i ka shpëtuar dy atentateve në Greqi. Fillimisht ai i shpëtoi një atentati ishullin Paksos ku ishte me pushime.

Atentati i dytë ndodhi në momentin që Kalemi po përgatitej të linte burgun për të fituar lirinë, pasi u ndalua për shkak të problemeve që kishte me drejtësinë. Ai u qëllua me thikë nga një i burgosur nga Egjipti.

Ndërsa në Janar të këtij viti në Unazën e Tiranës iu be atentat nga nje makinë në lëvizje vëllait të Adriatik Kalemit, Zamir Kalemit i cili po lëvizte me një makinë smart. Nga kjo ngjarje ai mbeti i plagosur.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat