Emrat/ Shpërthen automjeti, plagosen rëndë dy vëllezërit biznesmenë, nisen drejt Traumës

Shqipëria

Emrat/ Shpërthen automjeti, plagosen rëndë dy vëllezërit biznesmenë, nisen drejt Traumës

Më: 21 korrik 2024 Në ora: 19:08
Foto nga vendi i ngjarjes

Një automjet ka shpërthyer pasditen e sotme në lagjen lagjen “Xhile Liç” të Gramshit, ndërsa dy persona që ndodheshin në mjet, vëllezër, kanë mbetur të plagosur. 

Gazetarja e Top Channel Bruna Kërçyku bën me dije se vëllezërit e identifikuar si Algert dhe Erald Mine, janë transportuar drejt Spitalit të Traumës.

Nga informacionet e grumbulluara, rezulton se vëllezërit merreshin me biznes, ku njëri zotëronte një lokal dhe tjetri një mobilieri.

Ende nuk dihen shkaqet e shpërthimit, ndërsa policia ndodhet në vendngjarje dhe po heton. Nga hetimet paraprake dyshohet për tritol, por mbetet ende një pistë hetimi.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat