Aksident i rëndë në Marinzë, makina del nga rruga dhe përmbyset, dy të plagosur

Shqipëria

Aksident i rëndë në Marinzë, makina del nga rruga dhe përmbyset, dy të plagosur

Më: 21 korrik 2024 Në ora: 21:57
Foto nga vendi i ngjarjes

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në vendin e quajtur Kthesa e Marinzës.

Një automjet tip Mercedes ka dalë nga rruga, duke lënë të plagosur drejtuesin e mjetit dhe një pasagjer. Të lënduarit janë transportuar menjëherë në spitalin rajonal të Fierit për të marrë ndihmën mjekësore.

Korrespondenti i Top Channel Neritan Trifoni bën me dije se nuk dihet gjendja e tyre shëndetësore.

Nga ana tjetër në vendngjarje ka mbërritur policia për të zbardhur shkaqet e këtij aksidenti.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat