Mandri: Temperaturat e larta ndikojnë të fëmijët. Duhet të mbahen në ambiente të freskëta

Shqipëria

Mandri: Temperaturat e larta ndikojnë të fëmijët. Duhet të mbahen në ambiente të freskëta

Më: 22 korrik 2024 Në ora: 00:12
Bektash Mandri

Mjeku pediatër Bektash Mandri në një intervistë për Ora News tha se temperatura te larta kenë ndikim të madh tek foshnjat dhe fëmijët e vegjël.

Mandri: Temperatura te larta kenë ndikim të madh tek foshnjat dhe fëmijët e vegjël. Këto grupmosha kanë qendrën e rregullimit të temperaturës akoma të papjekur dhe prandaj e kanë vështirësi që të përshtaten me temperaturat.

Problematike është kur kalon në temperatura të larta mbi 39 gradë duke rënduar organizmit.

Prandaj fëmijët duhen mbajtur ne ambiente të freskëta dhe të përshtatshme. Duhet një ajrosje të banesë qysh në mëngjes pasi në drekë është vapë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat