SPAK rinisi hetimet për çështjen e “21 Janarit”, paraqiten sot në Prokurorinë e Posaçme bashkëshortja dhe xhaxhai i Aleks Nikës

Shqipëria

SPAK rinisi hetimet për çështjen e “21 Janarit”, paraqiten sot në Prokurorinë e Posaçme bashkëshortja dhe xhaxhai i Aleks Nikës

Më: 22 korrik 2024 Në ora: 09:30
Foto ilustrim

Xhaxhai dhe bashkëshortja e Aleks Nikës, i cili mbeti i vrarë gjatë protestës së 21 Janarit 2011, do të paraqiten në SPAK ditën e sotme, 5 ditë pasi Prokuroria e Posaçme regjistroi nisjen e hetimit për çëshjtjen.

Bashkëshortja e Aleks Nikës, Rajmonda Nika e cila ka bërë edhe kallëzimin në SPAK do të paraqitet në orën 10:00, ndërsa Mark Nika në orën 12:00.

Hetimet për 21 janarin 2011 nisën pas kërkesës së familjarëve të të ndjerit, të cilët kërkonin që këtë çështje ta hetonte SPAK.

Alfred Shehu është prokurori i posaçëm, i cili do të hetojë çështjen e 21 janarit.

Kujtojmë që ishte Gjykata e Lartë ajo që urdhëroi Prokurorinë e Posaçme të regjistronte procedimin, pas vendimit së Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut.

Procedimi penal është regjistruar për vrasjen e Aleks Nikës dhe plagosjen e tre protestuesve të tjerë, Artes Dybeli, Ilia Qesko dhe Ilia Papa.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat