Çuçi mbledh grupin parlamentar të PS, ndryshimet në Kodin Zgjedhor ende në fazë diskutimi në nivel politik

Shqipëria

Çuçi mbledh grupin parlamentar të PS, ndryshimet në Kodin Zgjedhor ende në fazë diskutimi në nivel politik

Më: 22 korrik 2024 Në ora: 10:35
Kryetari Bledi Çuçi

Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste zhvilloi sot mbledhjen e javës së fundit të këtij sesioni.

Kryetari Bledi Çuçi informoi deputetët për çështjet dhe projektligjet që do të diskutohen në seancën parlamentare, e cila do të shtrihet në dy ditë, të enjten e të premten për shkak të numrit të lartë të akteve.

Në rendin e ditës janë parashikuar gjithashtu dy interpelanca me ministrat Gonxhaj e Mete, raportet vjetore të disa institucioneve të pavarura, projektligjet “Për Policinë e Shtetit”; “Për rregullimin e prodhimit, tregtimit, kërkimit dhe zhvillimit të armëve, municioneve, pajisjeve dhe teknologjive ushtarake”, si dhe disa akte të tjera.

Në vijim të mbledhjes Çuçi iu tha deputetëve se propozimet e Grupit të Dialogut për Reformën Zgjedhore janë ende në fazë diskutimi në nivel politik dhe nëse do të ketë dakordësi atëhere këto propozime do t’i paraqiten seancës ditën e premte.Më tej pati diskutime për çështje të tjera komunitare të ngritura nga deputetët sipas zonave të tyre.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat