Ushtroi dhunë ndaj bashkëshortes dhe e kërcënoi me mjet prerës, pranga 34-vjeçarit nën Tiranë

Shqipëria

Ushtroi dhunë ndaj bashkëshortes dhe e kërcënoi me mjet prerës, pranga 34-vjeçarit nën Tiranë

Më: 22 korrik 2024 Në ora: 11:44
Foto ilustrim

Një 34-vjeçar ka përfunduar në prangat e policisë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij, si dhe e ka kërcënuar atë me mjet prerës.

I riu akuzohet për kryerjen e veprave penale “penale “Dhuna në familje” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.

“Arrestohet shtetasi 34 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”, parashikuar nga nenet 130 dhe 279 i Kodit Penal.

Kjo pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij, si dhe e ka kanosur atë me mjet prerës”, thuhet në njoftimin e policisë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat