Shtatë forca politike kanë bërë kërkesë për t’u regjistruar në zgjedhjet e 4 gushtit që do të mbahen në Himarë.
Ajo që të bie në sy është se Partia Demokratike ende nuk ka bërë kërkesë për regjistrimin në zgjedhje.
Kujtojmë se dy kandidatët që do të garojnë në zgjedhje janë Vangjel Tavo i PS-së dhe Petro Gjikuria i koalicionit opozitar ‘Bashkë Fitojmë’.
Forcat politike që kanë bërë kërkesë për t’u regjistruar në zgjedhjet e 4 gushtit në Himarë:
Partia Socialiste e Shqipërisë (PS);
Partia e Lirisë (PL);
Partia republikane (PR);
Partia Demokristiane (PDK);
Partia Balli Kombëtar (PBK);
Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut (PBDNJ);
Fryma Re Demokratike (FRD);