22 korriku shënon afatin përfundimtar se kur partitë politike duhet të regjistrohen në KQZ për të marrë pjesë në zgjedhjet për kryetar e bashkisë së Himarës.
Deri më tani në KQZ janë regjistruar 8 subjekte, mes të cilave është regjistruar partia socialiste, ajo demokratike, partia e lirisë, PBDNJ.
Partitë kanë kohë ende sot deri në orën 16.00 për tu regjistruar.
Ndërkohë Më 24 korrik është afati për regjistrimin e koalicioneve ndërsa më 27 korrik nis fushata elektorale.