Përfshihet nga flakët banesa në Lazarat, forca zjarrfikëse në vendngjarje, ja si raportohet situata

Shqipëria

Përfshihet nga flakët banesa në Lazarat, forca zjarrfikëse në vendngjarje, ja si raportohet situata

Më: 22 korrik 2024 Në ora: 23:39
Foto nga vendi i ngjarjes

Një banesë në fshatin Lazarat është përfshirë nga flakët mbrëmjen e sotme.

Ndërsa shkaku i zjarrit ende po hetohet, zjarrfikësit kanë konstatuar se zjarri kishte rënë në një nga dhomat pa orendi të shtëpisë së z. Ajet Kazma.

Flakët kishin përfshirë banesën dhe po digjnin tavanet prej druri.

Janë dashur rreth 30 minuta për të vënë nën kontroll zjarrin masiv dhe për të shmangur rrezikun nga banesat e tjera përreth. Dëmet janë të konsiderueshme por vetëm materiale.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat