Partia Demokratike – Demokratët Euroatlantikë, ashtu siç ishte paralajmëruar ditën e sotme nga kreu i saj, Lulzim Basha, kanë depozituar në Gjykatën e Lartë rekursin kundër vendimit për vulën e PD.
Me anë të një postimi në facebook, Basha shprehet se grupimi që ai drejton nuk do të pranojë “paligjshmërinë dhe as nuk do lejojë që padrejtësia të triumfojë”.
Ai më tej shkruan se “vlerat themelore të demokratëve nuk mund të tregtohen në pazarin e hallexhinjëve të SPAK, partia e parë properëndimore e Shqipërisë nuk mund të jetë streha e problemeve personale të një individi në konflikt me perëndimin”.