Sizmiologu Rexhep Koçi në një lidhje skype Live ka komentuar lidhur me tërmetin 4.4 ballë të rënë mëngjesin e sotëm me epiqendër në Kepin e Rodonit.
Ai tha se këto tërmete nuk shkaktojnë dëmtime në struktura.
Ai theksoi se nuk ka vend për panik dhe rrezik te njerëzit.
Sipas tij duke qenë se nga momenti i tërmetit deri tani janë regjistruar vetëm 5 pasgoditje tregon se është në rënie.