Deputeti Enkelejd Alibeaj, gjatë diskutimit në Komisionin e Ligjeve, për ndryshimet në Kodin Zgjedhor, tha se duke mbajtur 1/3 e listës së kandidatëve të fiksuar është mbrojtja më e madhe që i jepet Edi Ramës.
Alibeaj tha se përmes këtij ndryshimi i jepet e drejta Ramës që të fshehë në këtë listë emrat që janë në targetin e qytetarëve, por që i fsheh përmes një liste të mbyllur.
“Ai 30% i listës së fiksuar është mbrojtja më e madhe që i jepet Edi Ramës. Po i jepet mundësia të fshehë në atë pjesë figurat më të larta politike, e drejta e atij ta bëjë atë punë, por jo në kurriz të shqiptarëve. i jep mundësinë Ramës të përdorë administratën, patronazhistët për të vjedhur votat, por edhe i jep 12 mandate dhuratë, madje i jep mundësinë të fshehë figurat më të larta të pushtetit që janë ata që janë në target i votës së qytetarëve shqiptarë.
Jepini shqiptarëve të drejtën që ta zgjedhin ata deputetin që duan. Nëse e do një parti politike, ta zgjedhë si opsion. 100% të listës ta mbajnë të mbyllur ata, mbase pushteti e do të mbyllur, por jo duke detyruar shqiptarët. Ta bëjnë si zgjedhje të tyre. Vendimi i GJK Kushtetuese është për listë të hapu”, tha Alibeaj.
Në vijim ai u ndal te vota me postë për diasporën, duke kundërshtuar një proces të tillë.