Beqaj i burgosur për abuzim me fondet e BE, SPAK i kontrollon banesën në Vlorë

Shqipëria

Beqaj i burgosur për abuzim me fondet e BE, SPAK i kontrollon banesën në Vlorë

Më: 24 korrik 2024 Në ora: 18:02
lir Beqaj

Pas abuzimit me fondet e BE-së në SASPAC, SPAK mësohet se ka ushtruar kontrolle në banesën e ish-ministrit të Shëndetësisë Ilir Beqaj në Vlorë. Lajmi bëhet me dije për Balkanweb nga gazetari Igli Çelmeta.

Bëhet e ditur se dera e apartamentit është hapur me forcë nga zjarrfikëset. Apartamenti i Beqajt ndodhet në katin e 7 të një pallati në Lungomare.

Ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj është arrestuar me urdhër të SPAK. Mbi të rëndojnë akuzat “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë”, “Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave privatë të personave të zgjedhur dhe nëpunësi publik ose çdo personi tjetër, që ka detyrimin ligjor për deklarim”, “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, si dhe “Mashtrimi”.

Dy ditë më parë, më 22 korrik, ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj ka ankimuar në apelin e GJKKO, masën e sigurisë arrest me burg. Avokati i tij mbrojtës ka thënë se ish-ministri nuk ka rrezik që të largohet jashtë vendit apo të prishë provat.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat