Mbyllet protesta në Thumanë-Kashar! Lirohen të dy krahët e autostradës, banorët thonë se do të…

Shqipëria

Mbyllet protesta në Thumanë-Kashar! Lirohen të dy krahët e autostradës, banorët thonë se do të…

Më: 24 korrik 2024 Në ora: 19:33
Pamje nga protesta

Është liruar qarkullimi i autostradës Thumanë-Kashar tashmë, duke qenë të lira të dyja anët e rrugës.

Protestuesit kanë thënë se do të protestojnë sërish. Policia u përplas me banorët, duke përdorur edhe gaz lotsjellës.

Qytetarët shprehen se nuk kanë hyrje-dalje dhe se për të hyrë në rrugë, duhet që të shkojnë në Rinas. Banorët e Krujës, Fushë Krujës dhe të Thumanës thanë se bizneset e tyre janë duke falimentuar, pasi automjetet nuk kanë kalojnë më aty.

Qytetarët kanë thënë se protesta nuk është politike, por është e tyre. Banorët kanë thënë se do rikthehen sërish, derisa problemi i tyre të gjejë zgjidhje.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat