Analisti Enton Abilekaj tha se dakordësia mes palëve sot për reformën zgjedhore, i hap rrugë të fortëve të futen në kuvend.
Ai shtoi se zgjedhjet blihen dhe paracaktohen nga mazhoranca dhe se nuk rregullohen zgjedhjet me Kod Zgjedhor në vend, sepse nuk respektohet.
Abilekaj: Kjo është një kauzë e disa partive, jo vetëm e PD-së, që nuk e njohim mirë Kodin Zgjedhor, mendonin dhe propozuan që të shëronin listat nga kryetarët dhe menduan që të hapen listat. Hapja e listave është kthimi i mazhoritarit dhe një model më i keq se ai origjinal, sepse mund të bëhet në gjithë vendin. Kjo do të thotë se një i fortë dhe një biznesmen për tu futur në procesin zgjedhor, e ka shumë më të lehtë.
Mendoj se kjo që është arritur ka një përfitim vetëm për ata që mendojnë se listat e hapura ndikojnë, edhe pse mendoj se nuk ndikojnë te dekryetarizimi i partive. Kjo është një reformë kot dhe pa asnjë vlerë, që i jep opozitës diçka që nuk i duhet. Zgjedhjet blihen dhe paracaktohen nga mazhoranca. Nuk rregullohen zgjedhjet me Kod Zgjedhor në vend, sepse nuk respektohet