Dosja “Babale”, Apeli shtyn sërish seancën për Ervin Salianjin

Shqipëria

Dosja “Babale”, Apeli shtyn sërish seancën për Ervin Salianjin

Më: 25 korrik 2024 Në ora: 11:49
Ervin Salianji

Është shtyrë sërish seanca gjyqësore për dosjen “Babale”, ajo do të zhvillohet më 20 shtator në orën 10:00

Të pranishëm në sallë ishin këtë të enjte dy avokatët e deputetit Ervin Salianji, Marash Logu dhe Redi Ramaj, ndërsa mungon sërish për të disatën herë deputeti demokrat.

Po ashtu i pranishëm është edhe avokati i Geron Xhafës, Ardian Visha, ndërsa mungoi në këtë seancë avokati Indrit Sefa, avokati i Jetmir Olldashit.

Ky i fundit ka paraqitur kërkesë për shtyrjen e seancës gjyqësore, me argumentin se nuk është në gjendje të mirë shëndetësore.

Pjesë nga diskutimet në seancë:

Prokurori për kërkesën e Sefës: Është një moment procedural që është për tu diskutuar. Sefa ka depozituar një kërkese për shtyrje të seancës, me argumentin se ka probleme shëndetësore. Në këto kushte, e vlerësoj te ligjshme kërkesën e tij, nga ana tjetër i them gjykatës për këto seanca qe shtyhen, nëse do jete mundësi për caktimin e një avokati tjetër.

Të shtyhet seanca gjyqësorë.

Ardian Visha: Shëndeti i Z.Sefa, mendoj si gjithmonë është një lojë ping pongu, për të zvarritur këtë proces. Edhe njëherë e përsëris që tregues i këtij fakti është mungesa e Salianjit dhe të tjerëve. Të caktohet avokat kryesisht.

Gjykata vlerëson se për shkak të mungesës së Jetmir Olldashit dhe Indrit Sefës, vlerëson të caktojë një avokat kryesisht. Besa Nikhasani.

Gjykata: Duke patur parasysh faktin qe Sefa ka raport prej dy ditësh, sugjerojmë të shtyjmë seancën ne datë 30 korrik.

Redi Ramaj: E kam të pamundur.

Marash Logu: Kam një proces gjyqësor në gjykatën e Lezhës.

Gjykata: Do ta lëmë në shtator. Shtyhet seanca në datë 20 shtator ora 10.00.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat