Igli Hasani, kandidat për Sekretar të Përgjithshëm të OSBE-së

Shqipëria

Igli Hasani, kandidat për Sekretar të Përgjithshëm të OSBE-së

Më: 25 korrik 2024 Në ora: 13:58
Igli Hasani

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme i Shqipërisë, Igli Hasani, është propozuar nga qeveria shqiptare si kandidat për Sekretar të Përgjithshëm të OSBE-së.

Lajmi është publikuar nga “Security and Human Rights Monitor”, ku theksohet se do të jetë në garë me 4 kandidatë të tjerë:

Jan Braathu (Norvegji) – Shef i Misionit të OSBE-së në Serbi;

Christophe Kamp (Holandë) – Përfaqësues i Përhershëm i Holandës në OSBE;

John MacGregor (Kanada) – Shef i Qendrës së OSBE-së në Ashgabat dhe Marcel Peško (Sllovaki) – Përfaqësues Special i Kryesuesit të OSBE-së, Koordinator i Projektit të OSBE-së në Ukrainë, shkruan A2Cnn.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat