Zëvendës presidentja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho shkruan se është takuar me Robert B. Aderholt, përfaqësuesi republikan i Alabamës në Kongresin Amerikan dhe një personalitet me njohuri të thella të Ballkanit Perëndimor.
Ajo shton se gjatë bisedës me të theksoi rëndësinë e mbështetjes së SHBA-ve në integrimin europian të vendeve të rajonit dhe në mënyrë të veçantë Shqipërisë së Kosovës.
Xhixho: Kënaqësi takimi me Robert B. Aderholt, përfaqësuesi republikan i Alabamës në Kongresin Amerikan dhe një personalitet me njohuri të thella të Ballkanit Perëndimor. Gjatë bisedës me të theksova rëndësinë e mbështetjes së SHBA-ve në integrimin europian të vendeve të rajonit dhe në mënyrë të veçantë Shqipërisë së Kosovës.
Urat e bashkëpunimit me aleatin tonë strategjik janë një domosdoshmëri për shmangien e çdo ndikimi tjetër në Ballkanin Perëndimor. E falënderova z. Anderholt për kontributin e SHBA-ve në forcimin e demokracisë dhe progresin e vendeve tona.