Ish-presidenti Bamir Topi tregoi momente nga rinia e tij në Tiranë, ku tha se iknin pas shkolle me nxitim për të dëgjuar muzikë.
Topi: Madje ikin grupe-grupe për të dëgjuar hit parade që ishte të hënën dhe të premteve. Ishim bërë gati si të sëmurë. Dilnim nga shkolla për të dëgjuar menjëherë hit parade.
Shkolla “Sami Frashëri” ishte e famshme, jo për ata që kanë studiuar, pasi secili ka rrugën e tij, por ishte e famshëm për trupë pedagogjike në këtë gjimnaz.
Nëse “Petro Nini Luarasi” merrte fëmijët që ishin të lidhur me pozicionet e Bllokut dhe intelektualë, por mesa duket talenti i tyre i dha emër shkollës dhe i përcaktoi edhe ata.