Rama publikon fotot e plazhit të preferuar nga qytetarët

Shqipëria

Rama publikon fotot e plazhit të preferuar nga qytetarët

Më: 26 korrik 2024 Në ora: 11:13
Plazhi i Semanit

Plazhi i Semanit është një tjetër destinacion turistik për këto ditë të nxehta.

Kryeministri Edi Rama ka publikuar sot në rrjetet sociale foto nga ky plazh mjaft i preferuar nga qytetarët.

Plazhi i Semanit, 18 kilometra larg qytetit të Fierit me hapësira pa fund bregdetare me rërë të imët kurative, plazhe familjare me ujëra të ngrohta është një tjetër destinacion turistik.

Plazhet e Darzezë dhe Seman po kthehen gjatë viteve të fundit në të preferuarit e shumë turistëve të huaj, pasi janë plazhe të virgjëra me rërë të pastër dhe ujë të kthjellët.

Vija bregdetare e Fierit nuk ofron vetëm plazhe, por edhe vende fantastike për aventurë, eksplorim, peshkim apo sporte ekstreme. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat