“1 në 3 nga kandidatët fitues do të jetë grua”, OSBE për paktin PD-PS: Përparim i jashtëzakonshëm

Shqipëria

“1 në 3 nga kandidatët fitues do të jetë grua”, OSBE për paktin PD-PS: Përparim i jashtëzakonshëm

Më: 26 korrik 2024 Në ora: 15:21
Foto ilustrim

Prezenca e OSBE-së ka vlerësuar paktin PD-PS për Kodin e Ri Zgjedhor.

Ato ndalen te një prej pikave për të cilën është rënë dakord, që ka të bëjë me respektimin e kuotës gjinore. Në reagimin e bërë për mediat, thuhet se ky është një përparim i jashtëzakonshëm në fushën e barazisë gjinore.

“Prezenca e OSBE-së në Shqipëri çmon përparimin e jashtëzakonshëm në fushën e barazisë gjinore që ka bërë Shqipëria gjatë viteve të fundit, veçanërisht për pjesëmarrjen dhe përfaqësimin e grave në jetën politike. Ne mirëpresim përpjekjet aktuale ndërpartiake, të drejtuara nga gratë deputete, dhe shpresojmë që ndryshimet në Kodin Zgjedhor të garantojnë pozitën udhëheqëse të Shqipërisë në rajon e më gjerë në lidhje me përfaqësimin gjinor në parlament”, njofton OSBE.

Në amendamentin e dorëzuar sot në Kuvend sqarohet se “1 në 3 nga kandidatët fitues nga lista e hapur duhet të jetë grua”. Një ditë më parë, i ftuar në emisionin “Debat nga Alba Alishani, Damian Gjiknuri sqaroi se lista e dytë e hapur do të përbëhet nga dy nënlista, një listë grash që garojnë mes tyre dhe një listë burrash që garojnë ndër vete. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat