Hekurudha Vorë-Hani i Hotit, firmoset granti 136 mld euro me bankën europoiane për rindërtimin e linjës

Shqipëria

Hekurudha Vorë-Hani i Hotit, firmoset granti 136 mld euro me bankën europoiane për rindërtimin e linjës

Më: 26 korrik 2024 Në ora: 15:50
Foto nga vendi i ngjarjes

U nënshkrua sot marrëveshja që siguron grantin prej 136 milionë euro të Bashkimit Europian për projektin e rehabilitimit të linjës hekurudhore Vore-Hani i Hotit.

Marrëveshja u firmos nga Ministri i Financave Ervin Mete që e cilësoi si grantin më të madh të dhënë nga BE për një projekt investimi në vendin tonë.

Granti që nënshkruajmë sot prej 136 milionë Euro është granti më i madh i akorduar ndonjëherë nga Bashkimi Evropian për një projekt investimi në Shqipëri. Duke i shtuar edhe grantin për linjën hekurudhore Durrës-Rrogozhinë, shuma totale e granteve të akorduara nga institucionet e BE-së për investime në infrastrukturë pritet të arrije në mbi 200 milionë Euro”, tha Mete.

Ky investim synon që të përmirësojë më tej infrastrukturën dhe konektivitetin në Shqipëri duke ofruar  një shërbimi modern të transportit sipas standardeve të BE-së.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat