Policia shpëtoi 11 emigrantët që ishin marrë peng, ministri Balla: Personat u gjetën në një territor malor në Malin e Zi

Shqipëria

Policia shpëtoi 11 emigrantët që ishin marrë peng, ministri Balla: Personat u gjetën në një territor malor në Malin e Zi

Më: 26 korrik 2024 Në ora: 17:24
Ministri i Brendshme, Taulant Balla

Ministri i Brendshme, Taulant Balla ka reaguar në lidhje me operacionin policor të përbashkët me Malin e Zi, ku u shpëtuan 11 emigrantë të marrë peng.

Ministri Balla shkruan se Policia e Shtetit në bashkëpunim me Europol dhe Policinë e Malit të Zi, kanë përfunduar me sukses një operacion për gjetjen dhe lirimin e 11 emigrantëve të cilët ishin marrë peng nga një grup kriminal.

“Policia e Shtetit në bashkëpunim me Europol dhe Policinë e Malit të Zi, kanë përfunduar me sukses një operacion për gjetjen dhe lirimin e 11 emigrantëve të marrë peng nga një grup kriminal i përbërë nga shtetas afganë.

Pengjet u gjetën në një territor malor në Malin e Zi, ku mbaheshin nën kërcënimin e armëve dhe dhunës”, thuhet ne reagimin e ministrit Balla.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat