Lirimi pengjeve në Mal të Zi, Balla: Policia e Shtetit pjesë e një operacioni të suksesshëm ndërkombëtar

Shqipëria

Lirimi pengjeve në Mal të Zi, Balla: Policia e Shtetit pjesë e një operacioni të suksesshëm ndërkombëtar

Më: 26 korrik 2024 Në ora: 17:50
Taulant Balla

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla përgëzoi Policinë e Shtetit, për pjesëmarrjen në një operacion ndërkombëtar për lirimin e 11 emigrantëve të marrë peng në zonën e Malit të Zi.

Balla në një postim në rrjetet sociale, thekson se falë bashkëpunimit të Policisë së Shtetit me Europol dhe Malin e Zi, u godit një grup kriminal me shtetas afganë.

“Policia e Shtetit në bashkëpunim me Europol dhe Policinë e Malit të Zi, kanë përfunduar me sukses një operacion për gjetjen dhe lirimin e 11 migrantëve të marrë peng nga një grup kriminal i përbërë nga shtetas afganë. Pengjet u gjetën në një territor malor në Malin e Zi, ku mbaheshin nën kërcënimin e armëve dhe dhunës”, nënvizon Balla.

Policia e Shtetit njofton se pengmarrësit, emigrantë afganë, 2 prej të cilëve të arrestuar në Mal të Zi, i mbanin pengjet në një territor malor në Mal të Zi, nën kërcënimin e armëve, dhe kërkonin 50 000 euro për t’i liruar.

Sipas njoftimit, “Policia shqiptare ka siguruar informacione për vendndodhjen e këtyre shtetasve dhe për elemente të tjera që çuan në identifikimin e autorëve. Informacionet u shkëmbyen nëpërmjet Europolit, me partnerët malazezë, të cilët angazhuan shërbimet e tyre policore dhe ushtarake, krehën zonën dhe mundësuan lokalizimin dhe kapjen në Mal të Zi, e 2 prej autorëve të rastit, emigrantë ilegalë nga Afganistani”, njofton Policia e Shtetit.

“Nga hetimet dyshohet se këta dhe dy shtetas të tjerë janë të implikuar dhe në raste të tjera pengmarrjeje në të njëjtën zonë. Gjithashtu, u gjetën 11 emigrantët e marrë peng, të cilët ishin dhunuar nga shtetasit afganë. Operacioni i sotëm është tregues i qartë i bashkëpunimit të suksesshëm të Policisë së Shtetit me homologët e Malit të Zi.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat