Përmes një interviste kreu i PR-së, Fatmir Mediu tha se e ka marrë vesh dy ditët e fundit marrëveshjen dhe konjukturat me PS-në për ndryshimet në Kodin Zgjedhor.
Mediu: Rregulli i funksionimit parlamentar është që duhet diskutuar tek grupi dhe pastaj të merren vesh me palën tjetër,. Unë e kam marrë vesh pardje se cila është formula. Ne duam garantim të zgjedhjeve të lira dhe të ndryshme, ndërsa nuk mund t’i japim mundësi Ramës që bën reformë zgjedhore dhe zbaton vendimet e kushtetutës.
Duhen parë prioritet tona si opozitë dhe vendimi i Kushtetues i kishte lënë lista e hapura dhe ne kemi thënë që duhen lista të hapura.
Ne si opozitë ofrojmë mundësi besimi me qytetarët dhe jo marrëdhënie okulte. Kjo marrëveshje, nëse i referohemi zgjedhjet 2021, opozita i ka mbyllur deri në 90% lista. Kjo është e patolerueshme për një opozitë që do të jetë e hapur dhe ndryshe me shoqërinë.