Gazetarja Esiona Konomi tha në “Review” në Euronews Albania se shtimi i institucionit të bashkisë në procesin e legalizimeve, nuk është se do e ndihmojë shumë vetë procesin.
Ajo tha se më tepër Bashkia do të jetë një hallkë e shtuar në procesin që qytetarët do duhet te ndërmarrin për të legalizuar banesën e tyre.
“Prap do duhet që punonjësi i ASHK-së të shkojë në terren e të bëjë matjet. Do duhet që planizimet dhe dokumentacionet e tjera prap duhet ti bëjë ASHK-ja me burimet e saj njerëzore. Shtimi i bashkive në këtë proces makzimumi mund të ushtrojë një presion të ligjshëm mbi institucionin, por nuk mund të dalë mbi kapacitetin që ka hipoteka. Në gjithë këto aspekte, drejtuesit e mëparshëm thoshin se për shkak që ishin legalizimet të ndara nga hipoteka u vendosën në një institucion që të vepronin më shpejtë”, tha gazetarja.
Gazetarja Konomi tregoi edhe një rast personal ku i është dashur të merret me legalizimin e banesës së prindërve të saj.
“Unë po iu tregoj eksperiencën e legalizimit të shtëpisë sime me strukturën e ASHK-së. Unë e legalizova, duhet të shkoja ta hipotekoja shtëpinë e prindërve të mi dhe Kadastra më thoshte se duhet të shkoja te një urbanist pasi shkalla e zvogëlimit që përdor Aluizmi është e ndryshme me atë të hipotekës, shko paguaj një privat që të njësojë shkallën e zvogëlimit. Kjo ndodh brenda një institucionin, imagjinoni të futet edhe institucioni i bashkisë, sa shtohet zinxhiri”,-tha gazetarja.