Nikolla njoftoi largimin si kryeparlamentare, solidariozohen kolegët e opozitës

Shqipëria

Nikolla njoftoi largimin si kryeparlamentare, solidariozohen kolegët e opozitës

Më: 26 korrik 2024 Në ora: 23:48
Albana Vokshi

Në seancën e fundit parlamentare për këtë sesion, me largimin e kryeparlamentares Lindita Nikolla nga posti, për arsye shëndetësore, janë solidarizuar edhe deputetët e opozitës.

Mes tyre ishte deputetja Albana Vokshi e cila në fjalën e saj nga foltorja tha kështu:

“Asgjë në botë nuk është më e rëndësishme se familja dhe shëndeti.”

Kryetarja e Kuvendit zgjodhi që lajmin e tërheqjes së saj nga detyra ta jepte në foltoren e kuvendit, në përfundim të sesionit.

Nikolla tha se u largua për arsye shëndetësore të cilat ja bëjnë të pamundur vazhdimin e detyrës, ndërsa shtoi se nuk do donte të spekulohej me vendimin e saj.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat